Skip to content

Sot Shqipëri-Izrael/ Kuqezinjtë duan kreun e grupit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Shqipëria luan sonte në mbrëmjë në Tiranë duelin e radhës të “Nations League” kundër Izraelit.

 

Pas barazimit ndaj Islandës në transferte në duelin e parë, kuqezinjtë kërkojnë tre pikët në këtë duel për të kapur kreun e grupit.

 

Në raport me duelin kundër përfaqësueses nordike, trajneri Reja nuk do të ndryshoje asgjë në portë dhe mbrojtje me Berishën- Balliun, Gjimshitin, Ismajlin, Kumbullën dhe Hysajn.

 

Në mesfushë janë të palevizshëm Abrashi dhe Gjasula ndërsa gjasat janë që  ndryshe nga dueli i fundit, i fundit në këtë repart të jetë Bajrami dhe jo Cekici.

 

Në sulm Reja ka më shumë alternativa me rikthimin e Uzunit dhe Brojes, ndaj edhe dilemat janë më të mëdha se cila dyshe do të jetë në këtë repart.

 

Sfida do të luhet në orën 20:45 dhe interesimi i tifozeve për të mbështetur kuqezinjte është i konsiderueshëm.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë