Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.
Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri më tani ka qenë 1.93%.
Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm 1 prej 5225 qendrave të votimit në total.
Deri më tani është votuar nga 11 nga 571 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.
Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 08:00, përqindja e votuesve ka qenë 3.37%.
Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
******
Risi në këto zgjedhje parlamentare është vota e diasporës, ku për të zgjedhur për Parlamentin e ri janë regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë.
Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.
Çdo subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit të KQZ-së, ku 46 janë nga lista e mbyllur.
Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore i drejtuar nga Sali Berisha
Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori
Lëvizja Atdheu e drejtuar nga Kreshnik Osmani
Koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga Endri Hasa
Partia Socialiste e Shqipërisë e drejtuar nga Edi Rama
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e drejtuar nga Adriatik Lapaj
Aleanca Kombëtare Shqiptare e drejtuar nga Elena Kocaqi
Aleanca Demokracia e Re e drejtuar nga Edmond Stojku
Koalicioni Djathtas për Zhvillim i drejtuar nga Dashamir Shehi
Mundësia e drejtuar nga Agron Shehaj
Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Tom Doshi