Skip to content

Sot skadon ultimatumi/ Ministrja Shahini pret një përfaqësi pedagogësh

Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Besa Shahini ka thirrur këtë të premte në një takim në ministri një përfaqësi pedagogësh.

 

Takimi u kërkua nga vetë ministrja dhe në fokus ka kërkesat e pedagogëve në lidhje me ligjin e Arsimit të Lartë.

 

Sot është dita e fundit në lidhje me kërkesat e pedagogëve, të cilët kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë urie nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

 

Pak ditë më parë ata i propozuan ministres Shahini katër kërkesa ku shprehnin vullnetin për hartimin e një ligji të ri të arsimit të Lartë si dhe mbështesinin protestën e studentëve.

 

Kërkesat e pedagogëve

 

1- Mbështetje për kërkesat e studentëve

 

2- Kundërshtim për ligjin e arsimit të lartë dhe fillimin e procesit legjislativ për hartimin e ligjit të ri

 

3- Rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik dhe garantimin real të autonomisë financere