Qytetarët e Durrësit ende të pasigurt për konsumimim e mishit të pulës dhe vezës.

Kanë kaluar afro dy javë që kur Ministria e Buqësisë dhe Zhvillimit Rural ka konfirmuar rastin e parë të gripit të shpendëve në Durrës dhe AKU ka shtuar kontrollet në pikat e shitjes së këtyre produkteve.

Çdo ditë organet kompetente bëjnë transparencë në lidhje me situatën e gripit të shpendëve në rang vendi dhe i bëjnë thirrje qytetarëve të konsumojnë produktet e pulës pasi janë të sigurta.

Nga ana tjetër qytetarët janë ende konfuz për situatën e krijuar. Ata nuk janë të sigurt për kontrollet e zhvilluara dhe cilësinë e produkteve. Për mikrofonin e Fax Neës ata janë shprehur se nuk i besojnë kontrolleve.

Të pyetur nëse kanë konsumuar mishin e pulës dhe vezën përgjatë dy javëve të fundit një pjesë e mirë e tyre kanë thënë jo.

“Frikë kemi,  po tani mbrapa nuk i kemi konsumuar. Nuk kemi besim “.

“Jo më dikur , se konsumojmë fare, se fusim në shtëpi, ku i kontrolluan ato, skam ndërmend ti fus”.

“Deri tashi nuk na ka gjet gjo, ca do bëjmë ne, si ta kemi risk prej zotit”.

Konsumatorët po ashtu kanë thënë se për një periudhët të pacaktuar deri në 6 muaj do të eleminojnë konsumin e produkteve dhe nënprodukteve të pulës.

“Frikë kemi por edhe trimërinë e kemi. Për kontrollet  nuk besoj 100 %”

“Jo, kemi frikë patjetër, shteti duhet të marri masa, ku ka besim sot, sot të fusin derrin në thesë. Për 6 muaj nuk do i konsumoj”.

Konfirmimi i vatrave të reja aktive të gripit të shpendëve në të gjithë Shqipërinë nga Ministria e Buqësisë duket se i ka stepur qytetarët, dhe akoma më shumë reagimi i kompanive të cilat nuk pranojnë rastet.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re