Riaktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan do të kushtëzoje në vendin tonë sërish mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë.

Problematike situata nga temperaturat ekstremisht të larta do të jenë në zonën midis Elbasanit deri poshtë në Berat ku termometri do të ngjitet sërish në 43 gradë C.

Si duhet vepruar në situatat e të nxehtit ekstrem?

Në të gjitha situatat e të nxehtit ekstrem apo në temperaturat e larta ndiqni rekomandimet e autoriteteve lokale shëndetësore.

Mbani shtëpinë të freskët
 Mbani të freskët ambientin ku jetoni. Kontrolloni temperaturën e dhomës ndërmjet orës
8:00-10:00, në orën 13:00 dhe natën pas orës 22:00. Temperatura e ambientit ku jetoni
duhet të mbahet nën 32°C gjatë ditës dhe 24°C gjatë natës. Kjo është veçanërisht e
rëndësishme për të porsalindurit, për individët mbi 60 vjeç, apo për ata që kanë probleme
shëndetësore kronike.
 Freskoni shtëpinë gjatë natës. Hapni të gjitha dritaret dhe grilat gjatë natës dhe ndaj të
gdhirë, atëherë kur temperatura e jashtme ulet.
 Mundohuni të ulni temperaturën në shtëpi. Mbyllni grilat dhe dritaret, veçanërisht ato që rrihen nga dielli. Mos mbani llampat ndezur, reduktoni vënien në punë të pajisjeve
elektrike të gatimit apo larjes, etj.
 Nëse keni kondicioner, mbyllni dyert dhe dritaret me qëllim ruajtjen e temperaturës së
brendshme, duke zvogëluar kështu konsumin e tepërt të energjisë.
Shmangni të nxehtët
 Qëndroni në dhomën më të freskët të shtëpisë, veçanërisht gjatë natës.
 Në pamundësi për të mbajtur shtëpinë të freskët, shpenzoni 2-3 orë të ditës në mjedise të freskëta jashtë shtëpisë (p.sh. ambiente publike).
 Shmangni daljen nga shtëpia gjatë orëve më të nxehta të ditës.
 Shmangni aktivitetet fizike me intensitet të lartë nëse mundeni. Nëse duhet të bëni
patjetër aktivitet fizik, atëherë shfrytëzoni orët e mëngjesit.
 Qëndroni në hije.
 Mos lini fëmijët apo kafshët në një automjet të parkuar.
 Konsultohuni me mjekun nëse nuk ndiheni mirë apo nëse gjendja juaj nuk përmirësohet.

Mundohuni të mbani trupin të freskët dhe të hidratuar
 Bëni dush me ujë të ftohtë.
 Vishni rroba të lirshme, mundësisht me materiale pambuku ose linoje. Nëse dilni nga
shtëpia mbani kapelë me strehë të gjerë dhe mos harroni syzet e diellit.
 Mundohuni të flini pa jastëk dhe të pambuluar për të mos akumuluar nxehtësi.
 Pini rregullisht lëngje por shmangni alkoolin, kafet e tepërta dhe sheqerin.
 Konsumoni ushqim në racione të vogla dhe shpeshherë. Shmangni ushqimet e pasura me proteina.

Ndihmoni të tjerët
Kontaktoni me familjarët, miqtë dhe fqinjët të cilët jetojnë vetëm, pasi në ditët e nxehta mund të kenë nevojë për asistencë.

 Diskutoni për situatat e të nxehtit ekstrem me familjen. Gjithsecili duhet të dijë se si të
zvogëlojë rreziqet shëndetësore në këto situata.

Burimi: Instituti i Shëndetit Publik

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re