Teksa sot shënon dita e parë e gushtit, ky muaj do të shoqërohet kryesisht nga temperaturat e larta.

Akil Osmani, meteorolog i Metoalb, në një lidhje direkte telefonike  pohoi se gjate ditës së sotme vendi mbetet nën ndikimin e temperaturave të larta.

Sipas tij, termometri do të shënojë vlerat më të larta të tij në qarkun e Beratit, 41 gradë celsius.

Osmani tha se ditën e nesërme pritet që të ketë një rënie prej 2-3 gradësh, ndërkohë që i gjithë gushti do të ketë vlera të larta temperaturash.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re