Të gjithë pensionistët sot kanë mbushur rrugët e thuajse të gjitha lagjeve të Tiranës. Tek i shihje fitimtarë të paktën deri në orën 11 të ditës së sotme, shumë të moshuar kanë pohuar se u çliruan dhe ringjallën nga lufta me armikun e padukshëm qoftë edhe për një ditë të vetme.

Pas më shumë se një muaji të izoluar nëpër shtëpi, të moshuarit kanë pasur mundësit këtë të shtunë për të dalë një xhiro të shkurtër në kryeqytet.

Vendimi u mor pasditen e djeshme nga kryeministri Edi Rama, i cili iu dha mundësi të moshuarve të dalin nga ora 08:00 deri në orën 11:00. Ka prej atyre me shtëpi private, të cilët nuk e kanë ndjerë shumë izolimin, por të tjerë në apartamente e kanë kaluar me jo pak stres këtë periudhë.

Kryeministri Rama ka postuar një video me lëvizjet e tyre në Tiranë, duke shkruar se “sot Tirana është vetëm e këtyre zemrave”.

🟢SOT TIRANA ËSHTË VETËM E KËTYRE ZEMRAVE

Publiée par Edi Rama sur Samedi 18 avril 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re