Reshjet e dendura të dëborës të rëna pasditen e kësaj të hëne kanë krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve në rrugën e Arbrit.

 

Dhjetëra mjete kanë mbetur të bllokuara në Bypassin e Murrizit, pasi trashësia e borës është disa centimetra.

 

Për të bërë të mundur hapjen e lëvizjes drejt Tiranës dhe Dibrës, janë nisur borëpastruese dhe forcat e policisë për të menaxhuar trafikun.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re