Skip to content

‘Sot u zgjova me zemër të thyer’, nusja pa dhëndër përlot me fotot dhe letrën dedikuar të fejuarit te saj.. Ka nje mesazh per te gjithe

Debbie Gerlach, eshte një vajzë nga Arizona, USA e cila është duke u sprovuar me dh imbjen më të madhe, atë të humbjes së njeriut të saj të zemrës.

Ishte muaji shkurt i këtij viti kur ajo mori lajmin se i fejuari i saj, Randy Zimmerman nuk do të ishte më me të pasi ndërroi jetë.

Sipas informacioneve të “Bride Side”, 8 muaj para martesës, ai u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti me makinë.

Gjithë planet për dasmë u shuan ashtu sikurse u shua njeriu i zemrës së saj.

“Sot duhet të ishte dita më e lumtur e jetës sime, dita ku do të martohesha me shokun tim të jetës.

Por sot u zgjova vetëm, ashtu siç po zgjohem çdo ditë. Sot u zgjova me zemër të thyer dhe nuk do të kem një burrë”, shprehet vajza nga Arizona në letrën e saj duke shfaqur dhimbjen e madhe që mban në shpirt.

“Ndaj ju lutem tregoni kujdes në rrugë pasi ju nuk keni sesi ta dini se bota e kujt është sipër atij motori”, duke tregur kështu se i dashuri i saj humbi jetën si pasojë e një aksidenti, kur po i jepte motorit, teksa kalimtari nuk respektoi shenjat rrugore.

Ajo që të bën të përlotesh janë fotot e modifikuara ku Debbie shfaqet e veshur në të bardha dhe përkrah saj duket i fejuari i ndjerë.

Këto foto i ka shfaqur datën në të cilën do të martohej me të, por që fatkeqësisht historia e tyre e dashurisë nuk mundi të kishte një fund të lumtur.