Skip to content

Vendi në izolim total, 12-vjeçari i bën karshillëk policisë me “Benzin” luksoz (VD)

Shqipëria ndodhet në një situatë emergjente përsa i përket përhapjes së koronavirusit. Për të parandaluar përhapjen, masat janë drastike dhe në vend është pezulluar gjithçka, nga disa biznese, aktivitetet kulturore, sportive edhe argëtuese. Lidhur me moszbatimin e masave policia ka gjobitur qytetarë të shumtë, edhe pse disa janë raste vërtet të pazakonta.

Mirëpo jo të gjithë gjobiten, e kjo shihet qartë nga një video e mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një i mitur nga qyteti i Laçit shihet sesi kalon përpara policisë duke drejtuar një automjet tip “Benz”. Videoja është berë ditën e sotme dhe patrulla e policisë nuk reagon fare, edhe pse djali me automjet kalon “nën hundën” e tyre.

Ky është rasti tipik kur profesionalizmi i policisë së Lleshit humbet edhe nga “karshillëku” i një 12-vjeçari. Qytetari shkruan: Ja pra dhe policia e Lleshit, dite e shtune sot ne izolim total. Femija 12 vjec. Jane 5-6 police ne patrulle./ JOQ