Sot në orën 13:00 Gjykata e Posaçme pritet të japë vendimim e denimit e per ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe.

Të pandehur janë edhe 18 persona të tjerë, përfshirë këtu edhe ish nënkryetarin e bashkisë për Lushnjen, Gentian Nushi.

Akuza për Tushen ka kërkuar 5 vjet burg, por me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, dwnimi i tij ulet në 3 vjet e 4 muaj heqje lirie. Për Nushin, prokuroria kerkoi denimin me 4 vjet burg, por gjykimi i shkurtuar ia ul denimin ne 2 vjet e 8 muaj burg.

Fatos Tushe akuzohet për “Shpërdorim Detyre” dhe “Shkelje të Barazisë në Tendera”.Sa u takon tenderit, ish kreu i bashkise dyshohet se ka abuzuar me një tender me vlerë 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës në njësinë administrative Kolonjë.

Tenderi dyshohet të jetë fituar në mënyrë fiktive nga një kompani, ndërsa punimet në terren u kryen nga një tjetër.

Ndërkohë, “Shpërdorimi i Detyrës” dyshohet të jetë bërë në dy momente. Bëhet fjalë për shfrytëzimin e karburantit të bashkisë dhe lejimin e një ndërtimi pa leje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re