Instituti i Shëndetit Publik njoftoi vetëm një rast me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 176 numrin e personave ende aktivë me koronavirus në vend.
Deri më tani janë 31 viktima, ndërsa pjesa tjetër, plot 742 persona tashmë janë shëruar.
Duket sikur Pandemisë po i vjen fundi në vend, megjithatë gjendja në spitale duket disi problematike duke marrë në konsideratë ata që janë në terapi intensive.
Prej disa ditësh, në Infektiv janë tre persona që marrin trajnim intensiv nga mjekët për shkak të simptomave të rënda të koronavirusit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 persona.