Ambasada e SHBA në vendin tonë ka njoftuar se në Shqipëri sot vjen për një vizitë zyrtare, Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global.

Me anë të një postimi, ambasada thotë se vizita riafirmon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, zyrtari i lartë amerikan do të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë.

“Sot mirëpresim Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global. Nepheë po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë”, thuhet ne njoftimin e ambasadës amerikane.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re