Skip to content

Sot zgjedhjet e pjesshme vendore/ 650 mijë qytetarë u drejtohen kutive të votimit në 6 bashki

654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të 6 bashkive bashkive Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës.

 

KQZ ka bërë me dije se janë 10,134 zgjedhës që votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

Në të 6 bashkitë do të jenë 941 qendra votimit që do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00. Në të gjitha qendrat e votimit do të jetë identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronik ku rezultati do të bëhet me dije menjëherë pas zgjedhjeve. Për pesë bashkitë e tjera, rezultati pritet të dalë brenda 48 orëve.

 

Të zgjedhurit në këto votime do të kenë një mandat 1-vjeçar.

 

Kandidatët e PD

Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,Bashkia Durrës: Luan HotiBashkia Lushnjë: Indrit Sefa,Bashkia Dibër: Luan HakaBashkia Rrogozhinë: Ferdinand SaraçiBashkia Vorë: Ymer Marku.

 

Kandidatët e PSPër Bashkinë Durrës: Emirjana SakonPër Bashkinë Shkodër: Majlinda AngoninPër Bashkinë Dibër: Rrahim SpahiunPër Bashkinë Rrogozhinë: Edison MemollaPër Bashkinë Vorë: Blerim SheraPër Bashkinë e Lushnjës: Eriselda Sefa

 

Kandidatët e Grupit të Rithemelimit (Sali Berisha+LSI)Bashkia Shkodër: Bardh SpahiaBashkia Durrës: Ardian MukaBashkia Lushnjë: Eton BanoBashkia Dibër: Premtim KryemadhiBashkia Rrogozhinë: Hekuran XhaniBashkia Vorë: Lulzim Vrana