Këtë të dielë zhvillohen zgjedhjet vendore në Shqipëri, për të zgjedhur 61 kryetarët e ardhshëm të bashkive në vend.

 

Në këto zgjedhje garojnë 36 parti të cilat kanë regjistruar gjithsej 97 kandidatë për kryetarë bashkie si dhe 544 lista kandidatësh për anëtarë  këshillash bashkiakë.

 

Ne te gjithe vendin jane ngritur 90 komisione zonale te administrimit zgjedhor dhe 5,417 qendra votimi. Por specifika e ketyre zgjedhjeve eshte se opozita kryesore nuk merr pjese ne kete process. Jane 14 parti te opozites, nder me kryesoret pd dhe lsi te cilat kane vendosur te bojkotojne zgjedhjet lokale.

 

Si rezultat ne 31 bashki te vendit nuk ka gare pasi kandidat ka percaktuar  vetem partia socialiste. Qytetaret e bashkive te medha si shkodra, elbasani, fieri, gjirokastra do te kene ne fleten e votimit vetem kandidatin e partise socialiste.

 

Ne disa bashki te medha si Tirana, Korca, Durresi, Vlora  perballe ps jane vendosur kandidatet e partise me te re te Astrit Patozit, Bindja Demokratike.

 

Per shkak te bojkotit te partive kryesore dhe aletarëve të opozites edhe kompozimi I komisioneve qe administrojne zgjedhjet eshte krejt I ndryshem nga me pare; Partia Socialiste eshte e vetmja parti qe ka perfaqesues ne komisionet zonale, ne qendrat e votimit dhe ne grupet e numerimit. Vendet qe ka lene opozita bosh jane plotesuar nga shoqeria civile ne te gjitha nivelet e administrimit zgjedhor.

 

Kjo eshte hera e pare qe fituesi nuk ka rendesi dhe e vetmja pikepyetje eshte mbarevatja e procesit. Kutite e votimit d te hapen ne oren 07:00 dhe do te mbyllen ne oren 19:00 te kesaj te diele.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re