Analisti Arion Sulo në një intervistë për Panorama TV ka komentuar procesin zgjedhor pjesëmarrje e ulët e qytetarëve në këto zgjedhje lokale mund të përcaktojë dhe rezultatin, ku e kundërta do të ndodhte me një numër më të lartë duke u përkthyer në vota pro për opozitën.

Sulo tha se prezenca e personave të paautorizuar në qendrat e votimit mund t’i intimidojë qytetarë dhe se procesi i administrimit theksoi analisti, lë shumë për të dëshiruar.

“Të gjitha partitë politike e bëjnë thirrjet për pjesëmarrje në votim, por nëse ka pjesëmarrje të ulët atëherë tregon se jemi në një gjendje ku zgjedhjet përcaktohen. Regji të caktuara nga qeveria, i kanë listat e votuesve të qarta se kë do votojë secili prej nesh, çfarë hallesh kemi dhe të bëjnë presion. Kjo e bën kritike situatën, jo vetëm që do vidhet vota por zgjedhjet vendosen në qendra votimi ku ka konkurrencë të afërt dhe kemi fenomenet si administrata, fondet, skuadrat e patronazhistëve, blerje votash e të tjera. Numri i votuesve duhet ta tejkalojë këtë shifër. Administrimi lë për të dëshiruar, që nga boja, pasisja dhe qendra e votimit edhe pse janë dhënë qindra miliona lekë. Duhet të kemi prova nëse është e qëllimshme, por qytetarët janë të demotivuar.

Një nga fenomenet më të shëmtuar ishte prania e personave të paautorizuar, ku të grupe të rinjsh qëndronin nëpër korridore dhe makina të parkuara përjashta. Prania e tyre ndikon në intimidimin e qytetarëve, kodi zgjedhor e ndalon. Zyrtarët e lartë kanë punuar 3 vite resht, duke monitoruar listat dhe për të vënë para objektivat e tyre, kanë administratën në krah”, tha ai.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re