Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e sotme, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 6 degë të PD.
Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i cili vendos.
Kandidatët për Kryetarë në degët ku sot zhvillohen zgjedhje, janë si më poshtë vijon:
1. Dega PD Berat
1. Shyqyri Hajrulla Duro2. Ermal Luan Dollani3. Oltion Ali Merdari4. Afrim Njazi Merko
2. Dega PD Librazhd
1. Ilirjan Alliu2.Ndricim Lila3.Shefki Cota
3. Dega PD Prrenjas
1. Arjan Karriqi2. Ardian Leka
4. PD dega 1 Tiranë
1. Alban Fehmi Petku2. Fetah Xhemal Hasanaj
5. PD Dega 5 Tiranë
1. Alfred Tusha2. Andon Frrokaj3. Dritan Kociaj4. Enkeleda Mushi5. Fatmir Myrta
6. PD dega 8 Tiranë
1. Gazmend Ahmet Sallaku2. Ylli Fadil Subashi
Komisioni do të informojë në vijim për ecurinë e procesit zgjedhor.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.
