Kryebashkiaku aktual i Korçës Sotiraq Filo, do të garojë në 14 maj për të kërkuar mandatin e tretë.

 

Në një intervistë për Vizion Plus, Filo tha se në këto zgjedhje vjen me një bilanc pozitiv, teksa renditi disa nga investimet e bëra gjatë kësaj kohe.

 

“Është hera e tretë që unë kandidoj për kryebashkiak. Vijmë me një bilanc pozitiv  duke nisur nga infrastruktura, nga qendra në periferi, ndërtimi i muzemumeve, rikonstruksioni i teatrit  por dhe shumë projekte në disa zona”.

 

Filo më tej shpalosi edhe disa nga projektet madhore, që sipas tij do marrin jetë në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar.

 

“Në këtë fushatë vijmë para banorëve me bilanc pozitiv por edhe me projekte madhore, duke filluar me gazifikimin e qytetit të korcës për të përballuar ngrohjen në dimër, termoizolimin e të gjitha pallateve, ndërtimin e stadiumit. Ndërtimin e një hapësire të madhe mes disa fshatrave drenovë, Boboshticë dhe Qatrom  ku do ndërtojmë një qendër evetesh dhe jete nate dhe lidhjen e kësaj hapësire me Korçën dhe fshatrat turistikë. . Do fillojmë punën për ndërtimin e aeroportit turistik. Jemi në hapat e para të masterplanit. Kemi projekt ndërtimin e një piste skish”.

 

Akuzave se në Korçë, kryebashkiaku qeveris bashkë me ministrin Niko Peleshi, Filo iu përgjigj se është i hapur për bashkëpunim me këdo që mbështet zhvillimin e qytetit.

 

“Qytetin e qeveris me Nikon, kryeministrin dhe shumë qytetarë që japin ide dhe kërkesa. Jam i hapur të bashkëpunoj me këdo që ka vullnet të vendos një gur për një qytet që të ecë përpara”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re