Pedagogia dhe ekspertja e komunikimit Jonila Godole, njëherësh anëtare e kryesisë së PD ka reaguar në lidhje me humbjen e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit, ku në ‘Facebook’ shkruan se liderët duhet të vepronin ndryshe.

jonilagodole1

Godole shprehet se humbja është përgjegjësi direkt e lidershipit të opozitës pasi nuk organizuan partinë si duhej për zgjedhje dhe nuk respektuan vendimin për 61 kandidatët.

Sakaq shton se në PD duhet të hapet garë për një lidership të ri.

Postimi i plotë:

Ata që shfaqen sot si kokulur para demokratëve, por dhe të tjerët që heshtin në lidership, në kryesi, grupin parlamentar dhe organet e tjera drejtuese, mbajnë përgjegjësi direkte për rezultatin katastrofik të PD-së në zgjedhjet lokale, në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë. Sepse qenë ata që nuk e organizuan siç duhej partinë për zgjedhje, nuk respektuan vendimin për 61 kandidatë, më pas i bojkotuan kandidatët dhe strukturat në terren, dhe i shtynë dhjetëra mijëra demokratë e mbështetës të së djathtës të mos i votojnë.

Sovrani foli.

Rezultati është i qartë.

PD duhet të tregojë që është ndryshe, që mban përgjegjësi për gabimet e saj, për pafuqinë dhe paaftësinë që tregoi për të qenë një alternativë serioze në qeverisjen lokale. Dhe kjo nuk arrihet duke mbyllur sytë e gojën para realitetit, por duke e hapur partinë për zgjedhje dhe garë, për një vizion të ri dhe një lidership që nuk bart me vete “skelete” në qilaret e pushtetit të korruptuar politik 32 vjeçar.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko