Kryeministri Edi Rama foli sot në një konferencë për mediat për sovranitetin energjitik të Shqipërisë brenda mandatit të katërt.

Rama tha se sovraniteti energjitik nuk përbën më një ëndërr, por është një plan i prekshëm.

Sipas Ramës, tashmë synimi i qeverisë është kthimi i vendit në eksportues neto brenda mandatit të katërt.

Edi Rama: Sovraniteti energjitik është që sikur bota të kthehet përmbysë, Shqipëria do ketë energjinë e vetë, për çdo ditë të vitit me ujë pa ujë, me shi pa shi. Nuk do varet nga askush dhe nuk do shkojë të blejë jashtë dhe do shesi jashtë dhe do e  vendosë çmimin siç do vetë. Tani nuk është as ëndërr as vizion strategjik afatgjatë, por është horizont që duket me sy dhe përfshi kohën brenda mandatit  tonë të katërt.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re