Mandati i tretë qeverisës do të ketë fokus të veçantë mbi zhvillimin e zonave me potencial të madh turistiko-ekonomik, vëcanërisht në Durrës. Për këtë prioritet janë angazhuar  kandidatet për  deputete të  PS në qarkun e Durrësit, Milva Ekonomi dhe Klodiana Spahiu,  gjatë takimit me banorë të Spitallës, Durrës.

“Për këtë zonën tonë këtu, e dimë sh mirë që Edi Rama ka një sërë projektesh. Ne jemi dëshmitarë për punën e madhe që ka nisur për ndërtimin e 1000 apartamenteve për ndërtimin e  lagjes së re të Spitalllës, ku do ndërtohen shkolla, qendra shëndetësore, për ta kthyer në një miniqytezë me të gjitha funksionet e tij”, tha Spahiu,  duke renditur investimet e bëra vitet e fundit në Spitallë dhe gjithë Qarkun e  Durrësit.

Për deputeten Ekonomi, kandidimi  i  Ramës në qarkun e Durrësit tregon vëmendjen e  vecantë të Kryeministrit  për këtë qark, ku PS synon të marrë tetë  mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re