Kreshnik Spahiu ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale politikanët shqiptarë.

Teksa ka publikuar fotot e 4 ministrave gjermanë që shkojnë në punë me biçikletë, Spahiu shkruan se politikanët shqiptar që jetojnë 2 minuta larg ministrive të tyre e kanë për turp që populli t’i shikojë duke ecur në këmbë.

“Mirmëngjes: Këta 4 janë ministra. Nuk kanë dalë për sport por çdo mëngjes shkojnë në punë. Temperaturat s’janë si në Shqipëri, por shpesh borë, shi dhe -5 gradë.

Ata banojnë së paku 10-20 km larg zyrës. Ministrat shqiptarë jetojnë tek Blloku, 2 minuta larg ministrive dhe nuk e ndajnë makinën nga b****. U vjen turp ti shikojë populli duke ecur në këmbë.”, shkruan Spahiu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re