Analisti Kreshnik Spahiu ka ironizuar situatën në Partinë Demokratike dhe akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij se kryedemokrati Lulzim Basha ka “blinduar” selinë blu.

Spahiu ka krahasuar selinë e PD me një bunker, ndërsa shkruan: “Çdo popull ka qeverinë që meriton, Shqiptarët kanë edhe opozitën…”.

Dera e hyrjes kryesore dhe xhamat e selisë blu janë veshur dje me letër ngjitëse me logon dhe simbolet e PD. Në qendër duket puna për renovimin e logos së madhe të PD të vendosur në fasadën ballore të ndërtesës.

Kujtojmë se afati i vendosur nga Komisioni i Rithemelimit të PD ndaj Lulzim Bashës për të liruar zyrën e kryetarit deri në 5 janar po shkon drejt fundit dhe të gjithë janë “sy e vesh” për të parë se çfarë e pret Partinë Demokratike ditën e nesërme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re