Skip to content

Spahiu: Ose Berisha, ose ambasadorët në sallë ditën e parë të legjislaturës parlamentare! Të dy jo

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë me një paralajmërim të fortë në rrjete sociale për politikën shqiptare.

Spahiu shkruan se deri në 10 shtator nëse Basha nuk e largon Sali Berishën nga partia dhe si deputet, SHBA dhe BE zyrtarisht ndërpresin marrëdhëniet me Partinë Demokratike dhe grupin e tyre parlamentar.

Postimi i plotë i Spahiut:

PARASHIKIM: Nëse Lulzim Basha nuk e largon Sali Berishën nga Partia Demokratike dhe si deputet i tyre, në shtator SHBA dhe BE zyrtarisht ndërpresin mardhëniet me grupin parlamentar dhe partinë duke e bojkotuar pa afat.

Kush mendon se shpallja Non-Grata pengon vetëm vajtjen si turist në Amerikë, ka gabuar shumë rëndë.

Ruajeni këtë mesazh deri në 10 shtator:

Atë ditë: Ose Berisha, ose ambasadorët në sallë ditën e parë të legjislaturës parlamentare: Të dy, JOOO