Skip to content

Spajiç do jetë pasues i Abazoviç/ Presidenti i Malit të Zi mandaton kreun e “Europa Tani” për krijimin e qeverisë

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka propozuar sot kolegun e tij të partisë dhe liderin e Lëvizjes ‘Evropa Tani’ , Milojko Spajiç për formimin e qeverisë së re.

 

Milatoviç tha se ky vendim erdhi pas konsultimeve të mbajtura me partitë e tjera.

 

Emri i Milojko Spajiç i cili më herët ka mbajtur postin e ministrit të Financave u mbështet nga partitë që kanë 44 vende në parlament.

 

Afati kushtetues për propozimin e programit dhe formimin e  qeverisë se re është 90 ditë.