Skip to content

SPAK: 3.6 vite burg Lefter Allës, ish-kryebashkiaku i Bulqizës akuzohet për abuzim me tenderin e ujësjellësit

Subscribe

Pas disa muajsh hetime, Prokuroria e Posaçme ka faktuar se ish-kryebashkiaku Lefter Alla dhe nëpunësit e tjerë të Bashkisë Bulqizë kanë abuzuar me tenderin për ujësjellësin e qytetit, i cili kapte vlerën e 3 milionë eurove.

Si rrjedhojë SPAK ka kërkuar këtë të premte 3 vite e 6 muaj burg për Lefter Allën, i cili me gjykim të shkurtuar merr 2 vite e 4 muaj dhe po ashtu për 5 vite ai ndalohet të ushtrojë funksione publike.

Për 10 të pandehurit e tjerë të  kësaj dosjeje SPAK ka kërkuar në total 26 vite e 6 muaj burg, ndërsa çështja është ndarë për Ana Nishkun dhe Kastriot Ibrahimajn të cilët do gjykohen jo në procedurë të përshpejtuar.

Lefter Alla u arrestua në 16 mars 2023 bashkë me të tjerët, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Ai dyshohet në bashkëpunim me ish-zyrtarët favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryente një kompani, e cila është në administrimin e të afërmit të tij, Aqif Konesha.

Që nga momenti i arrestimit, Alla i ka konsideruar akuzat ndaj tij si sulme politike./