Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar i ka kthyer përgjigje kërkesës së presidentit Ilir Meta për të verifikuar nëse ndonjë nga ministrat e qeverisë së Ramës në mandatin e tij të tretë është nën hetim.
SPAK ka lajmëruar Metën se asnjë prej ministrave që ka zgjedhur Rama nuk është në hetim.
Një ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme i ktheu presidentit të njëjtën përgjigje si SPAK, që asnjë ministër nuk është nën hetim.
Presidenti Meta ka dekretuar deri tani Edi Ramën si kryeministër për qeverinë e re. Lëvizja e kreut të shtetit erdhi pasi Rama i dëgoi Metës emrat e kabinetit të ri.
Si përbëhet qeveria e re e Ramës
Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj
Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën, Olta Xhaçka
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja
Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi
Ministri i Financave, Delina Ibrahimi
Ministri për Infrastrukturën, Belinda Balluku
Ministri i Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu
Ministri i Arsimit, Evis Kushi
Ministri i Kulturës, Elva Margariti
Ministria e Bujqësisë, Frida Krifca
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro
Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali
ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali
Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi
Ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi.
