Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme se mosveprimi ndaj kryeministrit Edi Rama, dhe sipas tij kjo ka bërë që të humbasë besimi ndaj institucionit.

Sipas Vasilit, “SPAK duke mos vepruar ndaj Ramës, delegjitimon totalisht rolin dhe detyrimet ndaj ligjit e kushtetues, por njëherazi e ngarkon edhe me përgjegjësi serioze për mosveprimin e ndërgjegjshëm kryeministrit, duke mbështetur e përkrahur veprimtarinë antishtetërore të tij”.

Ai gjithashtu ka renditur disa afera, për të cilat thotë se Rama ka përgjegjësi individuale.

Postimi i Vasilit:

Spakun, qe haptas nuk vepron ndaj Rames se certifikuar si pergjegjes per shume afera, nuk e beson askush!

SPAK-un nuk e beson askush, por tashme e shohin si zgjatim dhe gjymtyre te Edi Rames ne mbrojtje re pandeshkueshmerise se tij.

Pergjegjesite e provuara me fakte e prova te Edi Rames dhe rolin e tij vendimtar ne aferat me te renda e njohin te gjithe.

Te gjithe dine pergjegjesite individuale te Rames ne:

▪️Aferen e INCENERATOREVE, per firmat e tij fap fap, ndekohe afera eshte certifikuar tashme nga vete SPAK.

▪️Ne aferen Mc Gonigal, ku pergjegjesite e tij jane shume te renda dhe te certifikuara ne SHBA.

▪️Ne Ceshtjen  Beccheti ku per shkak te Rames humben 150 milion euro e ku deklarat e tij ishin percaktuese ne humbjen e arbitrazhit.

▪️Ne mosveprimet e tij te qellimshme, kur u informua me shkrese zyrtare nga Ministri i Drejtesise ne prill 2017 per rrezikun e humbjes se 2 miliard euro ne arbitrazhe.

▪️Ne aferen e shembjes se Teatrit Kombetar, per te cilin ka vendim te Gjykates Kushtetuese, ku ai miratoi ligj te personalizuar per nje kompani,   ne shkelje te hapur te interesit publik dhe duke e prishur ne kulmin e pandemise dhe te gjendjes se jashtezakonshme duke rrezikuar ne menyre kriminale shendetin e njerezve.

▪️Ne Aferen e Portit te Durresit ku u shkel cdo ligj, ku u shkel marreveshja e stabilizim asocimit dhe ku Parlamenti Europian dhe BE u shprehen qarte dhe nderprene edhe kredite.

▪️Ne aferen e Bordit te cmimeve teushqimeve dhe naftes ku bashke me oligarket kliente te tij te ulur ne tavolinen e Bordit grabiten qindra milion euro qyetareve e te cilin Gjykata Kushtetuese e rrezoi.

▪️Ne kercenimin e oficerit te policise Emiljano Nuhu per denoncimet e tij ndaj Taulant Balles  e qe e detyruan te largohej nga Shqiperia e te merrej ne mbrojtje nga nje shtet i huaj.

▪️Ne veprimet e tij gjate pandemise kur deklaroi se maskat dhe testet jane te panevojshme, nderkoheqe OBSH kerkonte ” testim, testim testim”, si dhe mos dhenien per muaj me radhe te asnje rimbrsimi per ilacet per qindra mijra shqiptare qe vuanin covidin ne shtepi.

▪️Ne koncesionin e sterilizimit ku ai me ndergjegjegje vazhdoi te mashtronte me ndergjegje opinionin publik jo vetem perpara por edhe me pas kur SPAK kushte filluar arrestimet per kete afere.

▪️Ne dosjen 184 te zgjedhjeve ne Diber ku vete Rama me zerin e tij vertetohet si pjese aktive e krimit zgjedhor.

▪️Ne Ligjin per dividentin te bere per interesat e klienteve te tij, duke i dhene fuqi prapavepruese dhe shkelur Kushtetuten per faqe te zeze.

▪️Ne deklaratat qe policia e shtetit te hiqte uniformat dhe te bente vota per partine e Rames.

P E R F U N D I M!!

SPAK-un qe ben sikur nuk sheh pergjegjesite indivuale te Rames ne keto çeshtje tronditese duke mosvepruar, legjitimon pandeshkueshmerine e Kryeministrit, nda SPAK-un nuk e beson me askush.

Pergjegjesite individuale te Edi Rames jane shume te qarta dhe sterprovuara edhe nga procese te filluara nga vete SPAK.

Mosveprimi i SPAK ndaj tij delegjitimon totalisht rolin dhe detyrimet e SPAK ndaj ligjit e kushtetutes, por njeherazi e ngarkon edhe me pergjegjesi serioze per mosveprimin e ndergjegjshem ndaj Rames duke mbeshtetur e perkrahur veprimtarine antishteterore te tij.

SPAK nuk eshte as institucion privat dhe as zyre qeverie, por me qendrimin ndaj kryeministrit eshte shnderruar pikerisht ne nje institucion te tille.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re