Si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, SPAK thotë zyrtarsisht se Sali Berisha ka miratuar një sërë ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij Jamarbër Malltezi. Po ashtu sipas Prokurorisë ai ka kryer veprime aktive për të ushtruar presion dhe dhënie urdhërash konkrete për procedurat e privatizimit si dhe ka vendosur në dispozicion adminitratën shtetërore në favor të dhëndrrit .

 

Jamarbër Malltezi sipas organit të posaçëm të akuzës ka përfituar më shumë se 5.4 milionë euro, e njëkohësisht ka fshehur origjinën, duke e ligjëruar këtë shumë, në një kohë kur nuk ka investuar para . Sipas Spak këto përfitime janë pasojë e favorizimit të bërë nga ish- kryeministri Berisha.

 

Katër deri në 12 vjet heqje lirie rrezikon Sali Berisha nëse akuza për korrupsion pasiv me kompleksin sportiv Privatizani, faktohet. Gjykata po ashtu ka firmosur edhe bllokimin e pasaportës së tij, duke i ndaluar daljen nga territori i vendit

 

Mbrëmjen e të shtunës, dhëndrrit të tij, Jamarbër Malltezi iu vunë prangat në aeroportin “Nënë Tereza. Mbi të rëndojnë dy vepra penale, ajo e korrupsionit pasiv, që parashikon të njëjtën masë dënimi sa për vjehërrin e tij dhe akuza e pastrimit të parave, kryer në bashkëpunim. Kjo e fundit parashikon 7 deri në 15 vjet burgim.

 

Në masën e detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore, nga gjykata e posaçme u la edhe biznesmeni, i cili ndërtoi kullat mbi truallin e ish- kompleksit Partizani.Te henen pritet që të tre të njihen me masën e sigurisë pranë gjykatës së posaçme. Cështja e privatizimit të ish kompleksit sportiv partizani po hetohet nga prokurorja Enkeleida Millonai. Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili paditi në në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrat e Mbrojtjes Arben Imami, Fatmir Mediu e Gazmend Oketa. Sipas Ballës, ata kanë përfituar financiarisht duke privatizuar afro 10 mijë metra katrorë tokë në vitin 2008 me një vlerë prej rreth 100.000 dollarësh,  në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, për të ndërtuar kulla.

 

Lidhur me këtë çështje në SPAK ish ministrat Arben Imami e Fatmir Mediu, ish- komandati i mbështetjes logjistike, Vladimir Qirjazi, dhe Isa Tare, ish- drejtuesi I kompleksit sportive Partizani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re