Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka firmosur urdhrin që ndalon publikimin e dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj tashmë të penduar të drejtësisë.

 

SPAK ka ndërmarr vendimin duke paralajmëruar mediat dhe gazetarët se nëse publikojnë të dhënat, do të dënohen me 5 vite burg sipas parashikimeve të nenit 195/a i Kodit Penal.

 

Urdhri është përgatitur dy ditë më parë dhe është firmosur nga Prokurorët Doloreza Musabelliu, Altin Dumani e Behar Dibra.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re