Skip to content

SPAK çon në gjyq dy të akuzuar për korrupsion me ndërtim pa leje në Tiranë


Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen ndaj dy të pandehurve të akuzuar për korrupsion në lidhje me një ndërtim pa leje në Tiranë.

Në njoftimin zyrtar të SPAK thuhet se:

  • Besmir Cani, me detyrë polic bashkiak në Bashkinë e Tiranës, do të gjykohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

  • Ahmet Mashollari, akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal.

Sipas SPAK, hetimet kanë provuar se punonjësi i policisë bashkiake, Besmir Cani, ka marrë 2.400.000 lekë ryshfet nga Ahmet Mashollari, për të mos kryer veprimet ligjore ndaj një ndërtimi pa leje.

Në këmbim të shumës së dhënë, Cani nuk ka raportuar ndërtimin, nuk ka vendosur gjobën përkatëse dhe ka ndihmuar në shmangien e prishjes së objektit të paligjshëm të ndërtuar nga Mashollari.

Materialet hetimore janë dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.