Skip to content

SPAK deklaroi se ekzekutoi masën e sigurisë ndaj ish-truprojës së Tahirit, Agustin Deda telefonon gazetaren: Kam tre vite që nuk jam në Shqipëri

Mes personave të arrestuar nga radhët e Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit të SPAK, ku janë lëshuar urdhër arreste për 28 persona, u deklarua nga SPAK se janë ezekutuar masat e sigurisë dhe për dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Hekuran Markun dhe Agustin Dedën.

Gazetarja Klodiana Lala zbulon se Deda nuk është arrestuar dhe ka kontakuar me të, ku ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga SPAK, duke thënë se nuk ndodhet prej tre vitesh në Shqipëri, por se do të kthehet dhe do të dorëzohet para drejtësisë shqiptare për të sqaruar gjithë të vërtetën.

“Unë nuk ndodhem në Shqipëri prej 3 vitesh. Jam i shokuar nga akuzat, që SPAK ka ngritur ndaj meje. Unë jam një familjar i rregullt dhe do të kthehem për t’u përballur me drejtësinë”, ka thënë ish-shoqëruesi i Tahirit.

Njoftimi i dhënë nga SPAK: Në veçanti, masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, (përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi) edhe per një administrator publik (drejtor), nje prokuror, tre zyrtar të larte te policisë e dy punonjes te tjere policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 –  me detyrën e pjestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm. Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë. (Lexo njoftimi e plotë të SPAK)

 

/faxweb