SPAK ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë për Etleda Çiften, komisioneren e Vetting-ut. Ndonëse kjo e fundit ka marrë pafajsi në të dyja shkallët e gjyqësorit nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve për përdorim dhe fshehjes së pasurisë, SPAK sërish ka vendosur të çojë çështjen në një tjetër shkallë.

 

Relatori i çështjes në gjykatën e lartë është caktuar Sandër Simoni.

 

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar dënimin me 1 e 6 muaj vit burg për komisioneren e vettingut.

 

Dënimi i saj me burg u pezullua dhe SPAK kërkoi dënimin përfundimisht me 2 vjet shërbim prove.

 

Etleda Çifte akuzohet se ka kryer deklarim të rremë të pasurisë. Bëhet fjalë për një apartament, dy parcela tokë arë me sipërfaqe 1450 m2 dhe me sipërfaqe 3440 m2, si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie.

 

Sipas SPAK komisioneria e Vetting-ut nuk justifikon në burime të ligjshme këto pasuri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re