Skip to content

SPAK dhe BKH në kushtet e pandemisë botërore, dorëzohen dosjet e dy kandidatëve

Prokuroria Speciale, ndryshe SPAK ka marrë përgjigjet nga policia dhe Autoriteti i Dosjeve për kandidatët e BKH-së: Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.

Mësohet se Autoriteti i Dosjeve ka kthyer përgjigje për dy kandidatë dhe policia ka konfirmuar se gradat që disponojnë janë sipas legjislacionit Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për kandidatët.

Ndërkohë, janë kërkuar të dhëna edhe nga disa institucione të tjera, të cilat ende nuk kanë kthyer përgjigje. Pavarësisht kohës aspak të favorshme për të ngritur institucionet e reja të Drejtësisë, duhet thënë se oline vijojnë punën disa institucione, mes të cilave edhe Prokuroria Speciale.

Gjithashtu përmes e-mailit zyrtar, që konsiderohet tashmë edhe në vlerën e shkresës zyrtare SPAK ka punuar shumë me qëllim ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, një prej hallkave të rëndësishme të Drejtësisë së re.