Subscribe

Agjencia e Mbikqyrjes Policore në një përgjigje për Vizion Plus disa ditë më parë, deklaroi se gjatë periudhës nga data 1 janar deri më 30 nëntor të këtij viti janë referuar penalisht 47 punonjës policie, të dyshuar si të përfshirë në këto veprimtari kriminale, konkretisht në fushën e narkotikëve.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, i ftuar në “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova tha se pritet të ketë supriza dhe kupola e policisë do të tronditet. Sipas gazetarit pritet të kemi shkarkime apo arrestime të drejtuesve më të lartë të policisë, të cilët janë të përfshirë në ngjarje kriminale dhe vrajse.

Lexo edhe :Related Posts

Barkaj: Kemi të bëjmë me efektivë policie të përfshirë në vrajse të drejtpërdrejtë duke favorizuar bandat kriminale. Balla foli për një proces vetëpastrimi dhe besoj se është momenti i duhur pasi është një proces i pashmangshëm. Kemi shumë efektivë të inkriminuar, pritet që në javët në vijim të kemi surpriza në policinë e shtetit dhe largime drejtuesish. SPAK do t’i shkojë deri në fund hetimeve. Të jesh drejtor policie ke pushtet. Mbetet për tu parë nëse do të kemi largime honorifike me nder apo arrestime në vendin e punës. AMP ka nisur një fazë tjetër. Gjatë procesit të vettingut pati shumë pak raste që u pezulluan dhe pritet që pas 3 vitesh pezullim, javën tjetër të rinisë vettingu i policëve. Personat të cilët kanë pasur ndikim dhe pushtet në polici gjatë viteve të fundit. Filtri më i rëndësishëm ngelet vetëpastrimi. Është një numër shumë i madh dorëheqjesh brenda Policisë së Shtetit, paçka se policia pritet të shmangë revoltën dhe nuk i bën publike, Rrumbullaku e ka mohuar faktin që ka një numër shumë të lartë kërkesash për dorëheqje.  Në radhët e policisë ka mungesë, nuk ka efketivë.

Cilat janë zonat ku numri i policve të larguar është më i lartë?

Barkaj: Është herët për ta cilësuar pasi policët për shkak të pozicionit të tyre lëvizin në qytete të ndryshme. Por kriminalitetin më të madh e ka Tirana për shkak edhe të fluksit. Vetë kupola e policisë ka lidhje me krimin. Vetëpastrimi është një term që duhët të largohen vullnetarisht, por ky është një largim i detyruar./ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re