“Nuk e takova dot Metën sot sepse drejtoria e burgjeve nuk kishte marrë masa për ta sjellë në zyrat e SPAK”
Teksa SPAK e ka marrë të pandehur pasi mbylli hetimet për dosjen “CEZ- DIA” dhe lobimin në SHBA, Monika Kryemadhi duket se është e zënë me jetën e saj artistike.
Teksa ka dalë nga SPAK pas një seance, ajo ka folur për filmin ku do marrë pjesë, të titulluar sipas saj “Me Fat”. Ajo tha se nuk është vetëm artiste, por edhe organizatore.
Ndërkohë, duke u ndalur tek akuzat e SPAK ajo tha se Ilir Metën nuk mundi ta takonte, pasi drejtoria e burgjeve nuk e kishte marrë në seancë.
“Nëse do të shkojmë në gjyq do të jetë i hapur. Nuk pushohet çështja, është gjithë kjo çështje e rëndësishme. Unë për heqjen e mitrës kam bashkëpunuar me Ilir Metën sipas SPAK. Nuk e takova dot Metën sot sepse drejtoria e burgjeve nuk kishte marrë masa për ta sjellë në zyrat e SPAK, është hera e disatë që drejtoria e burgjeve nuk e njofton. Më thanë që do të ma japin shpejt, e tëra ajo që është vetëm prokuroria do të ketë evidencat e veta, ne do të kemi tonat. Mendoj që mund të ketë dy tre gjëra që do të presin. Më thanë që padia e CEZ DIAS është e 2017-ës, besoj duhet të ketë përfunduar tha. Atyre të filmit u ka ardhur inat se më ka ardhur radha, nuk jam vetëm artiste por edhe organizatore. Me fat, është film artistik, një djalë i ri që ka një ëndërr. I realizon ballafaqimet, i realizon me një shtyse të vogël që ndodh.”- tha Kryemadhi.
