Skip to content

“SPAK është bërë i bezdisshëm për politikanët shqiptarë”- Analisti: Sistemi i drejtësisë nuk është aty për të pasur merakun se kush po votohet apo kush cenohet

Analisti dhe pedagogu i shkencave politike, Ermal Hasimja, është shprehur se Prokuroria e Posaçme (SPAK), është bërë e bezdisshme për politikanët shqiptarë,

Në studion e emisionit Open ai u shpreh se SPAK si sistem është i sponsorizuar nga ndërkombëtarët dhe ka interesin që të jetë sa më i pavarur.

 “Ka një dallim të madh dhe thelbësor që nga radhët e opozitës kemi 3 drejtues të opozitës, Fatmir Mediun, Ilir Metën dhe Sali Berishën, që janë të bllokuar ose nën hetim. Në anën tjetër nuk e shohim këtë gjë.

Por, nuk mund të shikojmë situatën ‘bardh e zi’. Prirja normale e një sistemi është që të marrë apo zgjerojë hapësirën e vet. SPAK si sistem, edhe i sponsorizuar nga ndërkombëtarët, mund të ketë interesin e tij që të jetë sa më i pavarur.

Por në anën tjetër kemi faktin se SPAK është bërë i bezdisshëm  për politikën shqiptare, po besdis opozitën dhe Partinë Socialiste. Brenda në PS ka krijuar stres dhe ankth”, tha Hasimja.

Ndër të tjera ai u shpreh se drejtësia nuk përvakton fatin e zgjedhjeve.

“Sistemi i drejtësisë nuk është aty për të pasur merakun se kush po votohet apo kush po cënohet. Skenari që mua më përshtatet më mirë është ai që kemi një institucion që po përpiqet t’i rrisë vetes fuqinë e tij”, tha Hasimja.

“”