Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion arreston ish-drejtorin e  Prokurorimeve Publike në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Erlis Bushati.

Mësohet se hetimi ka nisur disa muaj më parë dhe është finalizuar sot, me  arrestimin e Bushatin.

Arrestimi i tij u bë me urdhër të prokurorit Klodian Braho pas një hetimi për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tenderë, ku rryshfeti duke favorizuar një kompani italiane shkon deri në 132 mijë euro.

Vec ish drejtorit të Prokurorimeve Publike në OSHEE, është shpallur në kërkim edhe ish-shefja e kabinetit në OSHEE, Albana Ferraj për të cilën është dhënë masa “arrest me burg”.

Tenderi në fjalë u zhvillua ne vitin 2016 dhe Prokuroria sqaron se Albana Ferraj është personi që ka arketuar shumen nepermjet nje kompanie te trete.

Ndërkohë Irma Dërguti dhe Athinia Papam dy punonjese u arrestuan dhe me pas ndaj tyre u caktua masa e sigurisë  “arrest ne shtëpi” si të dyshuara për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike” të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

 

 

Objekt i hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal janë veprimet dhe mosveprimet e kryera lidhur me proçedurën e prokurimit “Shërbim-Konsulencë”, për lidhjen e kontratës me objekt “Asistencë teknike për ndarjen e aktivitetit të shpërndarjes së energjisë elektrike nga furnizimi i energjisë elektrike së bashku me përmirësimin e cilësisë së shërbimit të klientit të OSHEE sh.a”, me fond limit 138500000 lekë. Kjo proçedurë prokurimi është zhvilluar në vitin 2016 nga shoqëria aksionere vetëm Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.Nga veprimet hetimore të kryera janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasit Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Dërguti, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, që kanë marrë pjesë në këtë proçedurë prokurimi dhe që kanë shqyrtuar dhe vlerësuar ofertat e paraqitura nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar dhe me V.K.M Nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, duke favorizuar në mënyrë të padrejtë shoqërinë tregtare “COM METODI” S.P.A, me seli në Milano, Itali. Njëkohësisht, nga veprimet hetimore të kryera janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasja Albana Ferraj, e cila gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi dhe zbatimit të kontratës për të cilën është kryer prokurimi ka kryer funksionin e Drejtorit të Divizionit Tregtar dhe Drejtorit të Kabinetit në shoqërinë tregtare OSHEE sh.a, ka marrë përfitime të parregullta, në shumën prej 131.880 euro, me qëllim për të favorizuar shoqërinë tregtare “COM METODI” S.P.A në proçedurën e prokurimit të zhvilluar në vitin 2016. Me qëllim marrjen dhe përfitimin e kësaj shume monetare, që përbën njëkohësisht produkt të veprës penale të korrupsionit pasiv, shtetasja Albana Ferraj ka krijuar një marrëdhënie fiktive midis saj dhe shoqërisë “COM METODI” S.P.A, duke përdorur edhe një shoqëri tjetër me seli në Shqipëri, duke fshehur dhe mbuluar natyrën e kundraligjshme të origjinës së shumës monetare të mësipërme, duke e ditur që shuma monetare përbën produkt të veprës penale. Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 103, datë 18.10.2020 të Gjykatës Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, është vendosur:

 

 

 

 

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re