Së bashku me kreun e SPAK, në takimin e organizuar nga Komuniteti i Helsinkit në Shkodër, ka qenë edhe këshilltari ligjor në ambasadën e SHBA, David Backman.

Në fjalën e tij, Backman e ka përshkruar SPAK si një mrekulli, e cila i duhej një vendi me korrupsion si Shqipëria.

Ai ka shtuar se  një strukturë si SPAK e kanë zili shumë shtete të tjera.

Backman theksoi faktin se gjykata ka mbingarkesë , por sipas tij me një shoqëri më të mirë në vend, situata mund të përmirësohet.

“SPAK është i mrekullueshëm dhe i duhet shumë një vendi me korrupsion si Shqipëria. SPAK është i rëndësishëm ndaj edhe e shihni çdo ditë në TV teksa i referohen mediat dhe politikanët. SPAK mund të bëjë akoma diçka më shumë dhe jam i sigurtë dhe ne e presim këtë.

 Ju të rinjtë mund të ndryshoni kulturën bazike të integritetit sepse SPAK nuk mund ta bëjë i vetëm. Jua them me siguri se SPAK e kanë zili shumë shtete të tjera që nuk e kanë si strukturë. SPAK duhet ruajtur si xhevahir në Shqipëri. Është e vërtetë që SPAK është një institucion i mbingarkuar por me një shoqëri më të mirë situata në vend mund të përmirësohet dhe SPAK mund ta ketë më të lehtë. Korrupsioni është kudo. Kam shërbyer në Sri Lanka dhe ju them se si atje si në Amerikë por edhe këtu në Shqipëri ka korrupsion por çështja është te niveli, burimet institucionet mbikqyrëse.

Në Amerikë për shkak të kësaj frika është shumë më e madhe për të bërë korrupsion. Sa i përket përqindjes së korrupsionit në Amerikë nga ku vij unë, Sri Lanka ku kam shërbyer apo për tre muajt e fundit që gjendem në Shqipëri ju ftoj të shihni raportet zyrtare” tha Beckaman.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re