SPAK ka gjetur një bllok me shënime në zyrën e Edvin Priftit, ku dyshohet se mjeku shkruante të gjithë emrat e pacientëve dhe lekët që iu merrte për operacionet.

Këto shënime të mjekut kardiokirug po verifikohen, pasi ka dyshime se aty mund të jenë shkruar emrat e pacientëve që mund t’i kenë dhënë rryshfet kundrejt kryerjes së operacioneve.

Gjykata e Posacme kundër Korrupsionit vendosi para disa ditësh masën “arrest në burg” për mjekun e njohur.

Trupa gjykuese vendosi të pranojë kërkesën e SPAK për të ndryshuar masën ndaj kardiokirurgut nga pezullim detyre si shef sherbimi pranë QSUT në arrest në burg.

Kjo pasi fillimisht ai u akuzua vetëm për marrje ryshfeti për një operacion në QSUT, ndërsa më pas iu shtua kësaj akuze edhe ajo e pastrimit të parav

Në shtëpinë e tij, policia gjeti 250 mijë euro dhe 16  milionë leke të reja. Në dëshminë e tij para gjykatës, Prifti u mbrojt duke thënë se ai kishte një punë të mire, ndërsa parate ishin nga një shitje prone që kishte bërë gruaja e tij.