Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i sekuestron 5512 m2 truall Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.

Mësohet se kjo sekuestro preventive është vendosur pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën Artan Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë.

Sekuestrimi i pronës është bërë në kuadër të hetimit të nisur mbi bazën e kallëzimit të kryebashkikaut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës

Beleri pretendon se prona është marrë përmes AMTP-ve të falsifikuara. Me qëllim që dokumentet të mos tjetërsohen, SPAK ka bërë sekuestrimin e tyre, ndërsa prona në emër të Gaçit nuk mund të tjetërsohet.

Kujtojme qeë ish deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi, tashmë investitor strategjik në jug të Shqipërisë, u paraqit për disa orë në SPAK me 6 tetor. Në SPAK eshte thirrur me parë edhe kryetari ne detyre i bashkise se Himares, Jorgo Goro.

Bashkëshorti i deputetes socialiste dhe ish-ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është kallzuar për falsifikim dokumentesh të pronës, që bleu për investim, duke bashkëpunuar me Jorgo Goron, kryetarin në detyrë të Bashkisë së Himarës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re