SPAK jep pretencën për 10 të pandehurit e tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit.

SPAK kërkon 1.5 vite burg për të pandehurit përfitojnë gjykim të shkurtuar, nëse shpallen fajtor dënohen 1 vit burg. Për Aurora Mullajn, SPAK ka kërkuar konvertim të dënimit në shërbim prove.

Tenderi është dhënë në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj, ndërsa është kallëzuar në vitin 2020 nga Grupi Parlamentar Demokrat.

10 zyrtarët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim të detyrës. Mes të prangosurve është dhe ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të përqendruara Edlira Naqellari, ja 10 zyrtarët e pandehur:

1-Edlira Naqellari
2-Flutura Cerkezi
3-Ani Omuri
4-Klevis Hasani
5-Kreshnik Bejkaj
6-Fatmir Demneri
7-Mariglen Buzali
8-Gezim Mingaj
9-Anisa Bogdani
10-Aurora Mulla

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re