Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe, lidhur me akuzën e mosdeklarimit të pasurisë.

SPAK kërkoi dënimin e Tushes me 1.5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse dënohet do të përfitojë zbritje me 1/3.

Vetëm pak muaj pasi shleu dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, ndaj Fatos Tushes nisi një tjetër hetim që ka të bëjë me pasurinë. Bëhet fjalë për një apartament në bregdet, të cilin nuk e ka deklaruar.

Ish-kryebashkiaku socialist u dënua në korrik të 2022 me 2 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa ra vepra e shkeljes së barazisë në tendera, teksa SPAK kërkonte dënimin e tij me 5 vite.

Në mars të vitit të kaluar Apeli i Posaçëm i shtoi dënimin Fatos Tushes me 1 vit kur ky i fundit sapo kishte lënë qelinë pasi shleu dënimin. Ai u rikthye në qeli për të përfunduar pjesën e mbetur, këtë radhë për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re