Avokati, Marash Logu në një intervistë për Panorama Tv ka komentuat aferën e inceneratorëve dhe kërkesën e SPAK për arrestimin e ish. zv-kryeministrit Arben Ahmetajt, ku tha se Prokuroria e Posaçme ka bërë gabim të rëndë në këtë hetim pasi ka ndarë në dosje çështjen.

Logu tha se nëse SPAK do të qëndronte në një dosje të vetme në dritë do të dilnin emra tepër të rëndësishëm, përfshirë dhe kreun e qeverisë dhe se Ahmetaj nuk ka qenë i vetmi në këtë aferë.

Logu: Ajo që është risi është zbardhja që është bërë për përfitimet që kanë marrë zyrtarët nga afera e inceneratorëve. Ka pasur një gabim të rëndë nga ana e SPAK në këtë çështje, pasi janë të njëjtë biznesmenë që të bashku me zyrtarë kanë ideuar skena të paligjshme për të zhvatur paratë e qytetarëve. Ndarja e dosjes po e dëmton zbardhjen e kësaj çështje, nëse do kishim një të vetme, SPAK do nxirrte përfundimin se kemi një skemë korruptive. Ndoshta sepse frika apo presioni, ka penguar SPAK, do të dilnin emra të rëndësishëm përfshirë edhe kreun e qeverisë. Edhe pse Ahmetajt le të marrë të gjithë dënimin, por asnjë se beson se ai ka vendosur në punë 18 institucione në punë pa koordinim me kreun e qeverisë.

Për inceneratorët paguhen ende para, dhe do të thotë se akoma dikush po financon arratinë e disa personave. SPAK duhet të zbardhë rolin e gjithsecilit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re