Ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të marrë pjesë në seancën gjyqësore ndaj tij ku gjyqtarja Irena Gjoka do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Zyra e shtypit e Berishës ka njoftuar se lideri demokrat do të zhvillojë takim me të rinjtë në selinë blu.

Ndërsa në Gjykatën e Posaçme kanë mbërritur dy avokatët e ish-kryeministrit, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj.

Seanca pritet të zgjasë shumë pasi përfaqësuesit ligjorë të liderit demokrat do të paraqesin disa kërkesa. Ndërsa vendimi do të merret sot, për shkak se përfundon afati.

GJKKO po shqyrton kërkesën e SPAK një ditë përpara protestës së paralajmëruar nga Sali Berisha para Gjykatës së Lartë (27 Dhjetor) ku do të merret vendimi për vulën dhe logon e PD-së.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re