Ilir Meta ka dalë sërish sot në një konferencë të gjatë për mediat ku nuk ka lënë asnjë të zezë pa thënë kundër institucioneve të Republikës së Shqipërisë. Teksa sulmonte institucionet vendase dhe ambasadat e huaja, Meta ka bërë thirrje edhe për një protestë në dy mars.

Por, ajo që është interesante në gjithë këtë histori, është fakti se e gjithë kjo luftë e Metës, ka rinisur tani që ka filluar një luftë e fortë Anti KÇK. Ditën e sotme, SPAK ka konfirmuar 8 sekuestrot e para të OFL, ndërkohë fill pas kësaj, Ilir Meta paralajmëron një dalje për mediat për të mbytur lajmine suksesit kundër krimit.  Pyetja që ka lindur në rrjetet sociale nëpër komentet e qytetarëve është:  ‘Cilet kriminele qe rrezikohen nga KÇK lobojne te Ilir Meta qe ky te beje cmos qe te heqe vemendjen nga lufta Anti KÇK?.

Përgjigjen për këtë Ilir Meta mund t’jua japë qytetarëve në daljen e radhës për mediat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re