Në një deklaratë për mediat, Alban Qafa, avokat i biznesmenit, Ylli Ndroqi ka deklaruar se ky i fundit ka kryer aktivitet tregtar që ka nisur në vitin 1991 në Greqi dhe Itali, ndërsa burimi i të ardhurave është një kredi në vitin 1996 me vlerë 50 mijë dollarë që e ka shlyer.

Qafa ka bërë një deklaratë të papritur që nëse provohet, nxjerr në pah pavërtetësi në deklaratën e SPAK në lidhje me pasuritë e sekuestruara dhe pronësitë e tyre, kur tha se nuk janë të gjitha në emër të Ndroqit. Më tej avokati tha se tre automjete dhe një apartament në Durrës nuk ekzistojnë dhe se nuk e di ku i ka gjetur SPAK.

Ai ka përmendur edhe ndryshimin e gjeneraliteteve të Ndroqit, ku tha se nuk e ka bërë për shkaqe të problemeve me drejtësinë, sikurse është lakuar, ndryshe theksoi ai, nuk do kishte marrë mbiemrin e vendit prej nga ka origjinën.

“Nuk ka dy gjeneralitete, e ka ndryshuar që në vitin 1993. Ka marrë mbiemrin e fshatit të tij. Nuk e ka ndryshuar për shkaqe problemesh me drejtësinë se ndryshe nuk do ta linte ashtu si nga është por diçka tjetër. Me vendim gjykate, 3 automjete, nuk ekzistojnë nuk e di se ku i ka gjetur SPAK ato automjete, nuk rezultojnë më në pronësi të Oran News, është edhe një apartament në Durrës, edhe ai nuk ekziston, nuk e di ku e kanë gjetur”, tha Qafa.

Qafa ka radhitur edhe pasuritë që janë sekuestruar dhe paligjshmëritë që janë bërë sipas tij në gjithë këtë proces. Ka kryer një aktivitet tregtar që ka nisur që në 91 me Greqi, Itali. Ka material ndërtimi, ushqimore, ka mjete ndërtimi dhe lëndë ushqimore nga Italia. Të gjitha janë kontrolluar nga dogana që i ka ende arkivat Sa i përket burimit të të ardhurave, ka përfituar në 96, një kredi me vlerë 50 mijë USD që e ka shlyer.

Zotit Yllit Ndroqi i janë sekuestruar tre pasuri tokë are që i ka përfituar pas humbjes së babait të tij. Për apartamentin në Tiranë që e ka me bashkëshorten, e ka përfituar në 1992 për privatizimin e banesave, është firmosur në kontratë në vitin 1993. Kjo nuk mund të sekuestrohet pasi e kanë përfituar si mijëra shqiptarë në bazë të ligjit.

Në vitin 2007, ia ka blerë shtetases Ilda Prifti, në atë kohë 18 vjeç në datën 12/11/2007 me kontratë noteriale me vlerën 25 milionë lekë të reja. Kjo është financuar me kredinë e Raiffeisen Bank Automjeti Mercedes Benz është blerë me kredi nëpërmjet Raiffeisen Bank. Është sekuestruar një tokë në Bregas, të cilat i rrjedhin nga trashëgimia me motrat dhe vëllezërit pas humbjes së babait.

Është sekuestruar një tokë në zonën Lana Bregas , edhe kjo është 100% e financuar nga banka. Janë sekuestruar disa  toka të bashkëshortes, të cilat i rrjedhin nga bashkëtrashëgimia me vëllezërit dhe motrat pas humbjes së babait të saj. Gjithashtu janë sekuestruar pasuri e pretenduar truall 15 metra katror, por në fakt sipas vlerës së legalizimit, zoti Ndroqi nuk disponon 15 metra katror por 51 metra katror dhe leja e legalizimit.

Është sekuestruar një pasuri tokë në Mullet që e pranojnë se është kryer transaksion në bankë nga shitja e një pasurie tjetër po në bankë. Është sekuestruar një shoqëri me kapital fillestar 100 mijë lekë që është me status pasiv. Është pretenduar se aktiviteti ExChange ka parregullsi, megjithëse është fakti që valutën e depozituar e ka një Exchange tjetër. Kjo aktivitete janë audituar nga Banka e Shqipërisë, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Tatimet konform ligjit.

Të gjitha aktivitetet e bizneset të z.Ylli Ndroqi kanë rezultuar nga ushtrimi i kontrollit nga ana e tatimeve, të gjitha pa probleme. Për më tepër të jeni dëshmitar, këto nxitime të kësaj nisme të SPAK nuk është vetëm Ylli Ndroqi dhe Ora News. Në të shkuarën këto veprime me prapavijë politike i kanë kushtuar jo pak taksapaguesve shqiptarë. Në një vendim të viteve të fundit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrashit i ka kushtuar shqiptarëve 110 mln euro që do të dalin nga taksapaguesit shqiptar”, tha avokati.(FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re