SPAK ka kërkuar sot sekuestrimin e një apartamenti në pronë të familjarëve të ish kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja.

Sipas burimeve te Faxnews mësohet se nga hetimi i SPAK, bazuar në ligjin Antimafia, ka rezultuar se vëllai i Dedjes nuk kishte pasur mundësi financiare për blerjen e apartamentit.

Mësohet se apartamenti ka qenë në përdorim të ish-gjyqtarit kushtetues të shkarkuar nga vetingu.

Mes provave të SPAK është edhe një dëshmi e punonjësit të kompleksit, i cili ka treguar se për vite me radhë apartamenti është përdorur nga Dedja dhe familja e tij, që shkonin atje në fundjavë, në festa dhe gjatë verës.

Bashkim Dedja, drejtoi prej vitit 2012 Gjykatën Kushtetuese dhe sëbashku me Vitore Tushën ishte një nga dy gjqytarët e saj që kaluan fazën e parë të vetingut. Por ndërsa vendimi për Tushen u bë përfundimtar, vendimi për Dedjen u apelua duke sjellë shkarkimin e tij.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re