Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka komentuar kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për prangosjen e Arben Ahmetajt.

E ftuar në News24, ajo u shpreh se mund të ishte bërë edhe 1 vit më parë, ndërsa theksoi se s’ka asgjë që e mbyll skandalin e Rrahman Rrajës.

 “Mund të ishte bërë edhe 1 vit më parë. Të gjitha të dhënat ishin atje, s’ka asgjë që e mbyllin skandalin e Rrahman Rrajas.

Ngjarja e inceratorëve që ka 6 vite që mbulohet nga qeveria është shembulli i një korrupsioni të përmasave të jashtëzakonshme”, tha Tabaku.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re