SPAK kërkon 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Gjithashtu SPAK ka kërkuar edhe përjashtimin me 5 vite të Adriatik Llallës nga shërbimet publike.
Llalla po i nënshtrohet një gjykimi të shkurtuar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në seancën e sotme, Lalla nuk ka qenë i pranishëm, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Sokol Hazizaj. Ndërkohë, seanca e radhës është caktuar të mbahet më 2 prill.